TIRANE - Shqiptarja.com këshillon të gjithë lexuesit që të bëjnë shumë kujdes gjatë qarkullimit me automjetin e tyre në rrugën “Gjorgj Bushi” në Tiranë… që nëse nuk e dini se ku ndodhet, bie diku pranë “Palamentit”.
Kjo sepse funksionarët e “Q. Rrugor” në këtë zonë, që besohet të jenë të Policisë Rrugore, tregohen tepër të rreptë dhe zbatojnë normat e Kodit të Qarkullimit Rrugor gërmë më gërmë. Se cilën gërmë, varet nga rasti dhe nëse jeni me fat mund të hasni edhe në gërmën Xh.
Në këtë rast interpretimi është i lirë, pasi përpara gjykatësit mund të pretendoni se në Tiranë nuk ekziston një rrugë “Gjorgj Bushi” dhe aq më pak një vend i quajtur “Palamenti”… ose të paktën Çeveria nuk e ka shkruar asgjëkundi!

(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com