Qyteti i Kukësit është “pushtuar” ditëve të fundit nga qentë endacakë, të cilët kanë shtuar frikën e banorëve nga kafshimi që mund t’iu bëhet apo edhe sëmundjet që mund të transmetohen prej tyre.

Siç tregohet edhe në këto foto, qentë endacakë në rrugët e qytetit të Kukësit i gjen ngado, të shtrirë, duke ecur, duke fjetur apo edhe duke ngrënë mbeturinat urbane që qytetarët hedhin nëpër kontenierët e mbeturinave.

Shtimi i qenve endacakë, sipas banorëve, vjen si pasojë e sjelljes së tyre nga banorët e zonave rurale, të cilët gjatë dimrit i mbajnë ata për të ruajtur bagëtitë dhe në Pranverë i dëbojnë.
 
Kjo ka bërë që numri i qenve që enden rrugëve të shtohet ndjeshëm, ndërkohë që Bashkia e Kukësit nuk mund ti ekzekutojë ata, pasi menjëherë vjen reagimi i organizatave që mbrojnë të drejtat e kafshëve.

Por nga ana tjetër, nuk ka mundësi financiare që të ngre një qendër për trajtimin e tyre, në mënyrë që të mos jenë të rrezikshëm për banorët.

Banorët thonë se ka pasur shumë raste kur këta qenë endacakë kanë kafshuar fëmijët, por edhe raste kur këta të fundit i kanë prekur qentë kanë marrë prej tyre sëmundje të ndryshme.

qente endacake

qente endacake

qente endacake

qente endacake

qente endacake

qente endacake

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)