Festa e Europës mblodhi në Butrint, në një koncert në amfiteatrin sharmant, personalitetet më të larta të Tiranës. Sopranoja Inva Mula, gëzoi shpirtërat e politikës së tensionuar në prag fushate dhe ndezi ëndrrat për një Shqipëri më të mirë, më elegante, më Europiane.
Festa ishte dhe një rast i mirë për t’u veshur ndryshe. Gurët dhe guriçkat e Butrintit, nuk lejonin ndonjë salltanet të madh, por shumë autoritete shqiptare nuk janë dekurajuar: mbi taka të larta, apo me ngjyra të ekzagjeruara, përballuan mirë edhe kësaj here këtë event mondan. Në fotot që shihni bien në sy këpucët e Ministrit për Çështjet Vendore Bledar Çuci, ato të Majlinda Bregut e të ndonjë personazhi të rëndësishëm, por që ne të Shqiptarja.com, nuk dimë tamam se kush janë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com