Ngjyrën blu simbol të partisë demokratike, mund ta shohësh në të gjitha anët e rrugës, ku janë lyer me ngjyrë blu shtyllat elektrike apo ndërtesat buzë rrugës kryesor.
Kryebashkiaku i Kamzës e shpreh hapur qasjen e tij politike duke emërtuar edhe një rrugë në bulevardin kryesor “BERISHA”.
Makina në foto është një fuoristradë amerikane “Escalade” e pa regjistruar në vend dhe me targa “BERISHA 1 “. Kjo foto është postuar në profilin e Edi Ramës në Twitter ku shkruan me ironi një koment “ Dëshmi e shtetit ligjor.”
Ajo që nuk dihet, është nëse makina është e ndonjë qytetari adhurues i kryeministrit apo i ndonjë zyrtari përderisa e ka të lehtë të shëtisë me një makinë të paregjistruar.
Kujtojmë këtu se me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë në Kamëz edhe flamuri kombëtar ishtë kthyer në blu.
(Në foto makina me targa BERISHA 1, fotografuar në Kamëz)
(ad.ti/shqiptarja.com)