SHBA - Ditën e djeshme u mbyll evenimenti më spektakolar i organizuar ndonjëherë në një shkretëtirë. “Burning Man”, në shkretëtirën e Nevadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, priti si çdo vit, qindra artist performues dhe një publik të madh në numër me qëllim kultivimin e “shpirtit të komunitetit, pasqyrimin e vetvetes dhe vetëpërmbushjes”.

“Burning Man” këtë vit ka startuar më 26 Gusht dhe u mbyll ditën e djeshme pasi pati një fluks të madh festivalesh dhe performancash artistike që tërhoqën me mijëra njerëz. Në thelb eventi bazohet në ndërtimin e një qyteti në mes të shkretëtirës për vetëm pak ditë, ku banesat janë çadra ose rulotë të shumtë. Me mbarimin e festivalit gjithashtu dhe “qyteti” zhduket.

shkreterita nevada burning man

I njohur në mbarë botën si festivali më alternativ në SHBA, “Burning Man” është një event, në thelb, tepër kritik ndaj pasojave ambientale dhe shpirtërore të kapitalizmit modern.

Në përfundim të tij, si çdo vit dhe sipas traditës së festivalit, u dogj dhe një statujë prej druri në forma njerëzore. Statuja, e gjatë 22 metra dhe me formën e një çifti njerëzish që përqafoheshin, quhej “Embrace” (Përqafim).
burning man
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)