“Plakat” e muajit prill duket se kanë sjelle edhe njëherë dimrin me dëborë e të ftohtin acar.

Veriu i vendit dhe juglindja janë zgjuar sot të zbardhur nga dëbora e ditës së djeshme.

Trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra ndërkohë që sikurse mund të shihet nga fotot e mëposhtme edhe Rruga e Kombit është e mbuluar nga dëbora.

Reshjet kanë vijuar gjatë të gjithë pasites së djeshme dhe natës por kjo nuk ka krijuar problem me qarkullimin pasi automjetet borëpastruese kanë punuart për hapjen e rrugës.

Aktualisht aksi Kukës-Tuneli i Kalimashit funksionon në mënyrë të plotë. E njëjta situatë paraqitet edhe në Qafëthanë.

debore

debore

debore

debore

debore

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)