"BRAZIL 2014" - Gjatë ndeshjes së tretë në Grupin D mes Italisë dhe Uruguait, ku pas fitores së latinëve me rezultatin 0-1 u kualifikuan këta të fundit, Luis Suarez u është rikthyer përsëri veprimeve jo të hijshme në fushë këtë herë duke kafshuar mbrojtësin e ekipit kombëtar të Italisë, Kielini.

Mbrojtësi u ankua te arbitri duke i treguar edhe provat, që në rastin konkret ishin dhëmbët e sulmuesit uruguaian në shpatullën e italianit Kielini, por arbitri nuk mendoi se ishin të mjaftueshme.

Pas ndeshje italiani u shpreh mjaft ashpër duke deklaruar se Suarez mbrohet nga FIFA. “Suarez bën dinakun, sepse këtë ia lejon FIFA. Gjyqtari pa gjithçka, por nuk pati kurajë që të reagonte për të ndëshkuar uruguaianin.”-tha ai.

Suarez kafshon(Momenti i kafshimit të Kielinit nga Suarez i ndare ne 4 momente)
Suarez kafshon(Momenti i kafshimit të Kielinit nga Suarez)
kielini proteston(Mbrojtësi Kielini, proteston per aktin Suarez duke treguar shenjat e lëna mbi shpatull)
Luis suarez (Suarez duke shtrënguar dhembët pasi kafshoi Kielinin) 



Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)