Fotolajm/ Me kë është 'arratisur'
Ghetto Geasy në Punta Cana?!

Fotolajm/ Me kë është 'arratisur'<br />Ghetto Geasy në Punta Cana?!
Getoar Selimi momentalisht po shijon disa ditë pushime jashtë Shqipërisë, duke rikuperuar energjitë e humbura gjatë sezonit të ngjeshur veror. Reperi ka postuar foto në Instagram nga aventura e tij verore, por nuk e ka bërë të ditur ku është apo në shoqërinë e kujt është.

Sidoqoftë misteri nuk zgjati për shumë kohë, pasi Prive ka zbuluar disa detaje më shumë lidhur me pushimet e liderit të Babastars. Sipas tyre Selimi po qëndron në Punta Cana në Republikën Dominikane, i shoqëruar nga Marina Vjollca që prej kohësh është diskutuar si e dashura e tij.

Sipas burimeve të afërta me çiftin këto janë pushimet ideale për dyshen pasi atje ku kanë shkuar konsiderohen thjesht dy njerëz të zakonshëm, larg thashethemeve dhe vëzhgimit mediatik.

Po këto burime kanë vijuar të thonë se çifti është nisur drejt Punta Cana-s nga aeroporti i Tiranës, të shoqëruar nga motra e Marinës, Luana Vjollca. Nga ana tjetër Marina është treguar shumë e rezervuar dhe nuk qenë aktive në Instagram, ndërsa ka postuar vetëm një foto brenda në një restorant.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit