TIRANË - Princi Leka II dhe Elia Zaharia kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë ditën e djeshme (8 tetor). Pas fejesës disa vjeçare, Princi Leka II dhe aktorja e këngëtarja Elia Zaharia nën bekimin e kryebashkiakut Erion Veliaj zhvilluan ceremoninë e celebrimit. Prej ditës së djeshme Elia është Princeshë dhe do të mbajë mbiemrin Zogu.
Dje në orën 11:00 u zhvillua ceremonia e celebrimit në Pallatin Mbretëror, drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas bekimit nga përfaqësuesit e klerit në Shqipëri çifti shkëmbeu unazat.
Dasma e Princ Leka Zogut II me Elia Zaharian pas celebrimit nga kryebashkiaku Veliaj kaloi një moment tjetër të veçantë; pritjen e të ftuarve dhe çiftit në Rezidencën Mbretërore pranë Galerisë së Arteve.
Këngët dhe valle tradicionale shqiptare dhe një koktej për të ftuarit krijuan një atmosferë elektrizuese. Të pranishëm Mbretëresha e Spanjës, princër e princesha nga Austria, Belgjika, Egjipti, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Italia, Irani, e më gjerë.
Rreth orës 20:00 u mbajt tek Pallati Mbretëror edhe mbrëmja gala ose darka e Dasmës së çiftit të sapomartuar ku sërish morën pjesë figurat mbretërore të pranishme në ceremoninë e paradites por në mbrëmjen zyrtare të veshur me bizhuteritë, kurorat dhe medaljet përkatëse të vendeve të tyre.
Në mbrëmje morën pjesë, kreu i Opozitës Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta, të gjithë të shoqëruar nga bashkëshortet. Më poshtë mund të shikoni përmes foto momenteve kryesore aktivitetet gjatë gjithë dasmës së djeshme.

(Mbretëresha e Spanjës Sofia)

(Princi Michael i Anglisë, kushëriri i mbretëreshës Elisabeta II)

(Kreu i Bashkisë Erion Veliaj me bashkëshorten Ajola)

(Krerë të besimeve fetare)

(Ceremonia tek Pallati Mbretëror)

(Shkëmbimi i unazave)

(Princi Leka dhe Princesha Elia shkëmbyen një puthje në faqe)

(Takimi me të ftuarit)

(Princi dhe Princesha mbërrijnë në Rezidencën Mbretërore)
Ceremonia e Mbrëmjes

(Princi Leka mbërrin në Pallatin Mbretëror)

(Mbretëresha Sofia e Spanjës)

(Kreu i PD Basha me Bashkëshorten)

(Deputeti i PD Berisha me bashkëshorten)

(Kreu i Kuvendit Ilir Meta me bashkëshorten)

(Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

(Gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri me pricin francez Murat që priti të ftuarit në Pallatin Mbretëror dhe Mbretëreshën Sofia të Spanjës)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com