Ksamil - Rrezet e fundit të diellit duke perënduar i japin qiellit një nuancë të kuqërremtë. Ksamili, një vend ideal për të kaluar pushime me familjen apo me miqtë, të ofron një mjedis përrallor.

Rreth 8 kilometra larg qytetit të Sarandës, i “fshehur” në një gji, Ksamili duket fantastik në një mbrëmje perëndimi, dhe këtë e bën akoma më të bukur fakti që rrethohet nga 3 ishuj të vegjël.

Për ata që duan të kalojnë një jetë nate argëtuese, Ksamili është vendi i duhur.

(v.gj/shqiptarja.com)