Fotolajm/ Në ’99 luftonte me UÇK-në
Sot deputete e arrestuar nga policia

Fotolajm/ Në ’99 luftonte me UÇK-në<br />Sot deputete e arrestuar nga policia
Në vitin 1999, në kohën e krizës kosovare dhe luftës që Kosova bëri për të fituar pavarësinë, ishte një luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa sot ajo është e arrestuar, pasi hodhi gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, kundër marëveshjeve që qeveria ka bërë me Serbinë.

Kjo shtë historia e deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti e cila dje ishte një nga deputetët e ndaluar nga policia e Kosovës.

Siç raportojnë edhe mediat kosovare, Aida Dërguti është e vetmja deputete femër në Kuvendin e Kosovës e cila në vitin ’99 mbante uniformën ushtarake, çka faktohet edhe me fotot e publikuara të saj, teksa ishte në luftë.

Deputetja u arrestua gjatë ditës së djeshme, bashkë me 4 deputetë të tjerë të kampit opozitar, të cilët penguan Kuvendin dhe hodhën gaz lotsjellës në sallat e tij.

Deri tani, në radhët e opozitës janë arrestuar 13 deputetë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!