FOTOLAJM/ Në mes të ftohtit e dëborës, Forcat Speciale stërviten 72 orë në kushte ekstreme të motit

FOTOLAJM/ Në mes të ftohtit e dëborës, Forcat Speciale stërviten 72 orë në kushte ekstreme të motit

Pamje nga stërvitja e Forcavee Speciale

Batalioni i Forcave Speciale i Regjimentit të Operacioneve Speciale në Forcën Tokësore po zhvillojnë një stërvitje në kushte ekstreme të motit dhe në praninë e dëborës në Voskopojë të Korçës.  Kjo stërvitje po mbahet në kuadër të planit vjetor stërvitor të Forcës Tokësore, e cila po teston kapacitetet operacionale në stërvitjen dimërore “Selita 02.”

Pjesë e stërvitjes, veç operimit në kushte të vështira të motit dhe terrenit malor është testimi i kapaciteteve të dislokimit dhe realizimi i goditjes së objektit si dhe ridislokim në garnizon.

Pamje të stërvitjes 72 orëshe të Forcave Speciale janë ndarë edhe nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ku shfaqen efektivët të pajisur më veshje kamuflazh të dëborës, ski dhe pajisje të tjera të nevojshme gjatë stërvitjes në kushte ekstreme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kushte extreme: 04/02/2022 13:30

    Me ben per te qare kur shikoj forca speciale qe ne vend te armatimeve ne krahe mbajne skite. Jemi ne shek XXI dhe akoma veprojme si ne luften e pare boterore ku shume shtete te asaj kohe jane me te zhvilluar se ne sot! Sot per ecje ne debore perdoren raketa bore (snowshoes) ose ski me lekura (skitouring) qe ti ecen me to mbi debore dhe ska nevoje ti mbash ne krahe si aksesor duke u zhytur ne bore. Gjynah se ne vuajme per mend dhe jo per buxhet

    Përgjigju
    • Kushte extreme: 04/02/2022 14:46

      Arben vellai une nuk kam permendur slita ne shkrimin tim. Dhe e di qe nuk jemi ne gjendje lufte por stervitja eshte simulim i gjendjes se luftes prandaj behet. Mgjt me poshte po te dergoj te shikosh se per cfare e kam fjalen: https://youtu.be/5IB58gLpphs https://youtu.be/cc1p29_RrgM Shikim te kendshem ????

    • Arben: 04/02/2022 13:51

      O vllai slita sherben değer per te zbritur per te goditur objektivin dhe mod harro ketu nuk po luftohet esht thjesht stervitje

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Meta uron vjehrrën për ditëlindje: Edhe 100 pranvera Super Fatos, zonjës së hekurt

Meta uron vjehrrën për ditëlindje: Edhe 100 pranvera Super Fatos, zonjës së hekurt