FOTOLAJM/ Në udhëkryq për të ardhmen, Armando Broja nis stërvitjen në Tiranë

FOTOLAJM/ Në udhëkryq për të ardhmen, Armando Broja nis stërvitjen në Tiranë

Armando Broja

Mes shumë aludimeve për të ardhmen dhe një largim të mundshëm nga Chelsea këtë verë, Armando Broja ka nisur stërvitjen në Tiranë. Fill pas fundit të Euro 2024 me Kombëtaren, djaloshi i artë i sulmit u rikthye në kryeqytet dhe pas disa ditësh pushimi në jugun e Shqipërisë, ka nisur të mbajë veten në formë.

Në foto ai shihet në një nga komplekset e kryeqytetit duke u stërvitur. E ardhmja e 22-vjeçarit lidhet me shumë klube në Evropë, ndërsa Chelsea nuk pranon më pak se 22 milionë euro për ta lënë të lirë, duke qenë se ka kontratë me sulmuesin deri në verën e 2028.

Vera parashikohet e nxehtë për Brojën, që duhet të gjejë një ekip i cili i përshtatet karakteristikave të tij të lojës. Nuk do ishte çudi që Armando të ndërronte kampionat, me klube nga Bundesliga dhe Serie A që janë pas tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve