Një grup turistësh nga Norvegjia kanë menduar një tjetër mënyrë për promovimin e resurseve turistike të Qarkut të Kukësit, duke i filmuar ato me dron për t’i shpërndarë më pas në Norvegji.

Kjo iniciativë ka ardhur nga një agjenci turistike e cila duke parë numrin në rritje të kërkesave të turistëve norvegjez për të vizituar Kukësin, ka vendosur që të filmojë e fotografojë çdo resurs që ky qark ofron me qëllim që atë ta vizitojnë turistët që vijnë nga ky vend.

Sipas grupit iniciator nga Kosova, vit pas viti qytetarët e Norvegjisë kanë shtuar kërkesat e tyre për të ardhur në Kukës, por nuk kanë një pasqyrë të qartë se çfarë ky rajon ofron për ta.

kukes liqeni

kukes liqeni

kukes liqeni

kukes liqeni

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)