Arkitekti, Artan Shkreli ,ka postuar në faqen e tij në facebook një flamur shqiptar që sipas tij ka qenë në hënë.
 
“Kur si sot, më 20 korrik 1969 Armstrong vuri i pari këmbë në hënë, do më bënte edhe mua një nder të jashtëzakonshëm, pasi kur më thonë në punë se "është e pamundur", ja kthej: "Që kur njeriu shkoi hëne nuk ka të pamundura". Dhe funksionon.

Tani, në kujtim të këtij përvjetori marramendës, po postoj këtu flamurin e parë shqiptar që preku një trup qiellor përmes misionit Apollo 15 (i katërti që shkelte hënën e i pari ku u përdoren mjete të motorizuara - korrik 1971)
.

Fale mikut Ful Kalivopulli, ky flamur i vogël gjendet sot në Shqipëri”, shkruan Shkreli në statusin e tij.

flamuri qe ishte ne hene
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)