TIRANË - Pas rastit të Librazhdit, një tjetër ceremoni mortore me një grumbullim masiv të njerëzve u zhvillua në Tiranë.

Qindra njerëz janë mbledhur në rrugën e Kavajës pranë xhamisë "Dine Hoxha" duke shkelur me të dyja këmbët masat e antiCOVID që nuk lejojnë grumbullimet masive.

Gjithashtu nga pamjet, shumë prej qytetarëve nuk mbajnë maska teksa duket se nuk ka një ndërhyrje nga forcat policore për të shpërndarë turmën.

Një tjetër skenë e ngjashme me këtë u regjistrua një ditë më parë në qytetin e Librazhdit ku u dërgua për në banesën e fundit drejtori i Pallatit të Kulturës, Arianit Alliut.

Gjatë kësaj ceremonie të pranishëm kanë qenë shumë qytetarë të cilët nuk respektonin aspak distancimin social.