Është zhvilluar ditën e sotme ceremonia e varrimit të Drejtorit të Pallatit të Kulturës, Arianit Alliu, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pasi ishte i infektuar me COVID.

Po përceç dhimbjes nga kjo ikje në moshë kaq të re të Alliut, ajo që është vënë re është një mungesë e theksuar papërgjegjshmërie me shkelje flagrante të të gjitha rregullave anti COVID të vendosura nga Komitetit Teknik i Ekspertëve. Në ceremoni është  vënë re grumbullim i jashtëzakonshëm i njerëzve.

Kujtojmë se sipas vendimit të  Komitetit të Ekspertëve në varrime lejohen vetëm familjarët. Ndërkohë që asnjë ndërhyrje nga autoritetet për të ndaluar grumbullimin në Librazhd nuk është njoftuar.

Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu ndërroi jetë dje në moshën 43-vjeçare si pasojë e COVID-19,

1607004092_varrimi.jpg

Ceremonia e varrimit të Arianit Alliut në Librazhd

Arian Alliu