TIRANË- Shoqata ambientaliste EcoVolis pedaloi me biçikleta edhe sonte në Tiranë nën moton ‘Stop smogut, liro korsitë”. Pedalimi nisi aty, ku më shpesh shihen biçikleta, nga Pallati i Kongreseve në drejtim të qendrës së kreqytetit. Sipas organizatës, është “koha të bëjmë detyrën tonë për një Tiranë pa tym, pa zhurmë”
volis

“Stop smogut të bëjë llogarinë me jetën e tij dhe me jetën e fëmijëve të tij! Të bëjë llogarinë me një qytet të “sëmurë”, që po na sëmur të gjithëve. Të bëjë llogarinë me një qytet ku nuk jetohet, por mbijetohet…! Ti shofer, nuk je armiku ynë, por miku i vetëm që mund të ndryshojë Tiranën. Koha të bëjmë detyrën tonë për një Tiranë pa tym, pa zhurmë, kjo ishte thirrja e grupit të ecovolistëve në shenjë poteste. 
eco

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)