Një autobus është përmbysur sot në fshatin Belorta, në aksin Korçë-Pojan duke shkaktuar nëntë të plagosur.

Mësohet se të plagosurit, dy prej tyre të mitur, janë dërguar në spitalin Rrajonal të Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga polica lokale bëjnë me dije se dyshohet që drejtuesi i autobusit, 58-vjeçari B.Qori nga fshati Orman, ka tentuar të shmangë përplasjen e një kalimtari dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Ky i fundit është shoqëruar në Komisariatin e Korçës.

Të dëmtuarit janë: 51-vjeçari N.K., 20-vjeçari K.E., 33-vjeçari A.K., 72-vjeçari S.Ç. dhe 26-vjeçari J.C., të gjithë nga nga fshati Ormani. Të plagosur ka mbetur edhe 12-vjeçari M.P. dhe 15-vjeçari A.P., nga fshati Pendavinj, si edhe 38-vjeçari F.R. e 73-vjeçari L.D., nga fshati Rëmbec.

Disa nga të lënduarit, pas ndihmës mjekësore të marrë në spital, janë larguar, ndërsa një prej tyre po merr mjekim të specializuar.
 

 
 
aksidentohet autobusi

aksidentohet autobusi

aksidentohet autobusi

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)