Një aksident  automobilistik ka ndodhur sot në një nga rrugët kryesore të Tiranës, kur një grua është përplasur nga një automjet i cili më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Siç shihet edhe në këto foto, ata që i kanë ardhur në ndihmë këmbësores kanë qenë kalimtarët e rastit, të cilët e kanë dërguar gruan në spital ku dhe ka marrë mjekimin e duhur.

aksident
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë aksident dhe gjetjen e drejtuesit të automjetit.

Fotoja që shihni tregon qartë se këmbësorja ka qenë duke ecur në vijat e bardha, kur papritur është goditur nga automjeti që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi.

aksident
 
Ky është aksidenti i dytë brënda ditës, pas atij që ndodhi pasdite tek 21 Dhjetori ku një automjet përplasi një person të moshuar.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)