FOTOLAJM/ Plehrat në rrugën e 
Ksamilit, Tare: Turizmi shqiptar?!

FOTOLAJM/ Plehrat në rrugën e <br />Ksamilit, Tare: Turizmi shqiptar?!
KSAMIL- Edhe pse ndodhemi në stinën e verës dhe numri i turistëve vendas e të huaj që zgjedhin të vizitojnë bregetin Jonian ka ardhur në rritje, ka ende disa faktorë që lënë për të dëshiruar.
 
Një problem tejet shqetësues mbetet ndotja e mjedisit. Në një foto të publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Auron Tare, denoncon mbeturinat e hedhura në rrugë në një nga zonat më të preferuara nga turistët, atë të Ksamilit.
 
Rrugës që të çon drejt bregdetit të Ksamilit, plehrat kanë “pushtuar” rrugën kryesore, edhe pse kazanët e mbeturinave ndodhen pikërisht aty.
 
E sikur të mos mjaftonte me kaq, disa lopë ndodhen aty pranë mbeturinave. Kjo pamje të lë një shije të hidhur dhe vret syrin e çdo kalimtari e sidomos të turistëve të huaj, të cilët vijnë për të vizituar Shqipërinë.

ksamil
(Fotoja e publikuar nga Auron Tare me dicituren : Në Ksamil)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it