Posta e Kosovës ka hapur zyrat postare në qendër të Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Lajmi është bërë i ditur sot nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Posta e Kosovës hap zyrat postare në qendër të Zubin Potokut dhe Zveçanit”, shkroi Manxhuka në Facebook.
![]()
Kjo hapje e zyrave postare është pjesë e një politike, ku institucionet dhe bizneset e ndryshme po vazhdojnë të hapin pika të tyre në veri të Kosovës.
Komente

