Ndonëse stina e Pranverës ka nisur që në fillim të muajit mars e që pas dy ditësh festohet Dita e Verës, në zonat e thella malore temperaturat vijojnë që të mbeten të ulëta gjë që e ndjejnë jo vetëm banorët, por edhe gjallesat që janë në këto zona.

macja ne makine
 
Kjo foto është bërë bë zonën e Bushtricës në Kukës, aty ku edhe macet kanë ftohtë nga temperaturat e ulëta e ku kërkojnë çdo shteg për të gjetur pakëz ngrohtësi.

macja ne makine
 
Siç shihet një mace është futur brenda rrotave të një automjeti, me qëllim që të qëndrojë aty sa më ngrohtë, derisa pronari i automjetit të ndezë makinën dhe të largohet.

macja ne makine
 
Zonat e thella malore gjatë këtyre ditëve janë shoqëruar nga reshje të dendura shiu dhe temperatura të ulëta, ku banorët po përjetojnë një dimër pranveror.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)