Policia në Izrael u detyrua që të ndërhyjë për të shpërndarë një protestë të ekstremistëve të djathtë izraelitë, që tentuan të bllokojnë ceremoninë e martesës mes një hebreje dhe një myslimani.Protestuesit thërrisnin “vdekje arabëve”.

Dhjetëra forca policie, përfshi këtu edhe njësitin më elitar, formuan zinxhir njerëzor për të bllokuar protestuesit që të hynin në sallën e dasmës.

Katër protestues u arrestuan.
Nusja, Maral Malka, 23 vjeç dhe dhëndri Mahmoud Mansour, 26 vjeç, kishin kërkuar më parë nga gjykata mbrojtje për dasmën e tyre.

Kjo protestë nxjerr edhe njëherë në pah tensionet mes hebrenjve dhe arabëve në Izrael gjatë dy muajve të konfliktit në Gaza.

Nga ana tjetër, një grup të majtësh doli në mbrojtje të çiftit, duke protestuar kundër ekstremistëve të djathtë.

Ata mbanin tollumbace dhe pankarta ku shkruhej: “Dashuria i pushton të gjitha”.

martesa hebre
martesa hebre
martesa hebre
martesa hebre

Marrë nga/Express