TIRANË- Qyteti i Tiranës në një pjesë të tij sot është pushtuar nga biçikleta në shenjë proteste ndaj zënies së korsive nga makinat.
 
Përfaqësues të protestës shprehen se korsitë e biçikletave në anë të rrugëve të kryeqytetit janë të zaptuara nga makinat e për këtë arsye pasditen e sotme, biçikletat janë parë në rrugët e kryeqyteti, konkretisht tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” e më pas janë drejtuar drejt  Bashkisë së Tiranës.
 
Ened Mato, përfaqësues i shoqatës ambientaliste "Ecovolis" paralajmëron se në ditët në vijim protesta do të përshkallëzohet dhe prezenca e biçikletave në rrugët e makinave do të shtohet në pothuajse gjithë Tiranën.
 
“Protesta  do të përshkallëzohet deri sa të pushtojmë Tiranën me biçikleta”, tha Mato. Sot prezenca e këtyre mjeteve lëvizëse ka krijuar një gjendje kaotike të trafikut në Tiranë.

bicikletat proteste
(Në foto: Protestuesit me biciklet përpara bashkisë) Foto të tjera

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)