FOTOLAJM/ 'Puthje vëllazërore socialiste'! Posteri i dyshes Zelenksy-Putin ngjall sensacion në rrjet

FOTOLAJM/ 'Puthje vëllazërore socialiste'! Posteri i dyshes Zelenksy-Putin ngjall sensacion në rrjet

1655399550_1350039573865498101e243b6a5dd42bf3ea77abd.jpg

Një puthje pasionate e montuar mes presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin ka bërë xhiron e rrjetit. Nën moton, krenari e dashuri artisti italian ka dashur të shprehë mes saj një  rikthim të së kaluarës, ku dikur 'Puthja vëllazërore socialiste' mes Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker, përkatësisht sekretarin e përgjithshëm të BRSS dhe presidentin e RDGJ në vitin 1979 u shënua në histori. Dhe pikërisht kjo e ka frymëzuar artistin Andrea Villa.

Vepra e re e artistit të rrugës Andrea Villa, i njohur si “Banksy i Torinos”, është vendosur në orët e fundit në qendër të qytetit verior italian, në Corso San Maurizio dhe Viale Primo Maggio.

“Për të krijuar këtë poster jam frymëzuar nga puthja e Galerisë East Side në Berlin. Është krijuar nga Dmitri Vrubel në vitin 1990 dhe paraqet Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker, përkatësisht sekretarin e përgjithshëm të BRSS dhe presidentin e RDGJ në vitin 1979, në aktin e shkëmbimit të një puthjeje vëllazërore në buzë për të përshëndetur njëri-tjetrin në një ceremoni zyrtare”, shpjegon artisti.

Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker dhe puthja vëllazërore socialiste


Lajmi kryesor:

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen