FOTOLAJM/ Qeni i shpëton jetën
foshnjes së braktisur të porsalindu

FOTOLAJM/ Qeni i shpëton jetën<br />foshnjes së braktisur të porsalindu
Disa banorë në një qytet të Arabisë Saudite kanë fotografuar një qen që mban në gojë një fëmijë të sapolindur, i shoqëruar edhe nga kordoni i lindjes.

Sipas personave të pranishëm në vendngjarje, fëmija ndodhej në plehra, ku me siguri është hedhur nga nëna e tij direkt pas lindjes. Pasi e mori në gojë, ashtu siç mbajnë edhe të vegjëlit e tyre, qeni e dërgoi këtë fëmijë në shtëpinë më të afërt.

Njerëzit e shtëpisë e transportuan fëmijën me urgjencë në spital.

Nga informacionet është marrë vesh se fëmija është në gjendje të mirë dhe po të mos ishte ky qen, me siguri vogëlushi nuk do të mbijetonte. Kot nuk thonë se qentë janë miqtë më të mirë të njerëzve.
qeni
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos