Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të sheshit ‘Nënë Tereza’ se si do të transformohet për të pritur vizitën e Papa Fraçeskut më 21 shtator në Tiranë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri Rama, e cilëson vizitën e Atit të Shenjtë si ngjarje historike, ndërsa në foton e publikuar shfaqet sheshi, aty ku do të mbahet edhe mesha e Papa Françeskut.

“Skena e ngjarjes historike te 21 shtatorit, prej ku Papa Françesku do te jape meshen e posaçme dhe te shumepritur.” shkruan Rama
   
Ati i Shenjtë do të vizitojë Tiranën, më 21 shtator, Ditën Botërore të Paqes, ndërsa prej javësh ka nisur puna për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”.

sheshi nen tereza
sheshi nen tereza

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)