FOTOLAJM/ Rama nis mëngjesin në SHBA në bashkëbisedim me organizatat e mendimit politik, Shqipëria në fokus të bisedimeve

FOTOLAJM/ Rama nis mëngjesin në SHBA në bashkëbisedim me organizatat e mendimit politik, Shqipëria në fokus të bisedimeve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mëngjes pune ditën e sotme së bashku me përfaqësues të organizatave të mendimit politik në Uashington.

Gjatë takimit ata kanë folur mbi Shqipërinë, rajonin dhe sfidat e Këshillit të Sigurimit.

Rama prej 4 ditësh ndodhet në SHBA ku një ditë më parë zhvilloi një takim kokë më kokë që zgjati 45 minuta me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Blinken shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ndërsa tha se dy vendet do të punojnë së bashku për çështje shumë sfiduese.

Rama u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më herët nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare, në një sallë të mbushur me përfaqësues të 193 vendeve anëtare të OKB, Shqipëria organizoi një pritje gala në New York me rastin e fillimit të mandatit 2-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhimi: 16/02/2022 19:13

    Po mikun e Sali non grates Elez Biberajn perse nuk e kane ftuar.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë