Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit/ Rama në pritjen e zhvilluar nga Shqipëria në OKB: Para 3 dekadave vetëm një imagjinatë pa fre mund ta mendonte këtë ditë (VIDEO)

Nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare, në një sallë të mbushur me përfaqësues të 193 vendeve anëtare të OKB, Shqipëria organizoi një pritje gala në Neë York me rastin e fillimit të mandatit 2-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ndër të tjera të pranishëm në pritje ishin Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Abdulla Shahid, ministrja për Europën e Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përfaqësues nga Kongresi amerikan.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspiratat tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë.

Kryeministri theksoi se “vetëm një imagjinatë pa fre do kish guximin ta ëndërronte diçka të tillë veç tri dekada më parë”.

“Në shtegtimin e gjatë derisa gjetëm rrugën tonë i kemi parë të gjitha: luftën, pushtimin, diktaturën, izolimin e vetimponuar, varfërinë e skajshme. E vetmja gjë që nuk kemi përjetuar dhe ka një arsye thelbësore për këtë, është konflikti fetar. Arsyeja është se e kemi mësuar nga përvoja të vëmë të përbashkëtën në vend të parë dhe individualen me pas. Ne ia kemi dalë të besojmë në dialogun e sinqertë ose, për ta thënë më mirë, në “shkrirjen e horizonteve”. Dialogu, për ne, është një mënyrë për të arritur mirëkuptimin e ndërsjellë, respektin dhe pranimin reciprok, pa të cilat paqja do të mbetej një mirazh, një aspirate e pakapshme”, tha Rama.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën e saj tha se qëllimi kryesor është për të punuar të gjithë së bashkë, për të ndërtuar sipas saj një botë më të mirë.

“Ne kemi ardhur në Këshill duke qënë realistë për atë që mund të arrijë një vend i vogël. Por, në të njëjtën kohë, ne vijmë në Këshill me optimizmin se edhe vendet e vogla mund të kenë ndikim në çështje si Gratë, Paqja dhe Siguria, Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm, të Drejtat e Njeriut dhe e drejta ndërkombëtare, Ndryshimet Klimatike dhe Siguria ose rritja e transparencës dhe efikasitetit të bashkëpunimit midis kombeve në Këshillin e Sigurimit", tha Xhaçka.

Shqipëria nga 1 janari 2022 u ul si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike.

Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike. Shqipëria ishte vendi i vetëm nga ata që ishin në garë që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori i vitit 1955, me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore. Veprimtaria e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

 

 

VIDEO-Eventi i plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
Xhaçka në pritjen e zhvilluar nga Shqipëria në OKB: Të punojmë së bashku për një botë më të mirë

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën në prezantimin e Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKD, tha se qëllimi kryesor është për të punuar të gjithë së bashkë, për të ndërtuar sipas saj një botë më të mirë.

“Ne kemi ardhur në Këshill duke qënë realistë për atë që mund të arrijë një vend i vogël. Por, në të njëjtën kohë, ne vijmë në Këshill me optimizmin se edhe vendet e vogla mund të kenë ndikim në çështje si Gratë, Paqja dhe Siguria, Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm, të Drejtat e Njeriut dhe e drejta ndërkombëtare, Ndryshimet Klimatike dhe Siguria ose rritja e transparencës dhe efikasitetit të bashkëpunimit midis kombeve në Këshillin e Sigurimit.

Në këto përpjekje, ne e dime se të vetëm nuk mund të arrijmë asgjë. Mënyra e vetme për të pasur ndikim në çështjet që shqetësojnë botën sot, është duke punuar ngushtësisht së bashku, me të gjitha vendet me mendime të njëjta. Duke u përpjekur për të gjetur gjuhën e përbashkët, atë që na bashkon edhe kur ka shumë fusha në të cilat nuk mendojmë njësoj.

Jemi befasuar gjatë vitit të kaluar se sa shumë vende kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të punuar së bashku. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam të bëjmë: të punojmë së bashku. Për të krijuar sinergji dhe për ta kthyer praninë tonë në Këshillin e Sigurimit në një segment kalimi stafetash ku një vend i merr këto çështje aty ku paraardhësi i tij në Këshill i ka lënë dhe ua dorëzon dosjen atyre që vijnë në Këshill pas tyre, kur ju mbaron mandati.

Ky është vizioni ynë. Kjo është shpresa jonë. Dhe shpresojmë që do të kemi rastin të punojmë së bashku me sa më shumë prej jush për hir të një bote më të mirë”, tha Xhaçka.

Ora 01:52
Ceremonia zyrtare e Shqipërisë me vendet anëtare të OKB-së, Rama takon kryebashkiakun e New York-ut (FOTO)

1644886402_7db71e45c26241a4a894657fe2ba61fc.jfif

Është duke u zhvilluar në këto momente ceremonia zyrtare e Shqipërisë me përfaqësitë e 193 vendeve anëtare të OKB.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga senati, kongresi amerikan për mandatin 2- vjeçar si anëtar jo i përhershëm Këshillin e Sigurimit.

Pas fjalës së tij, Rama ka qëndruar pranë kryebshkiakut të New York-ut, Eric Adams.

1644886390_bfe41e320a8645e8bfffdafa87a90ddc.jfif

Ora 01:01
Rama: Pjesëmarrja e jonë këtu, ngjarje historike! President i Këshillit të Sigurimit: Shqipëria do të sjellë ndryshime unike  

1644883328_rama.PNG

Ceremonia zyrtare e Shqipërisë me 193 vendet anëtare në selinë e New Yorkut është çelur duke sjellë në vëmendje bashkëpunimin e Shqipërisë me SHBA-në dhe ndryshimet që i ka sjellë ky bashkëpunim. Në vëmëndje të diskutimeve ka qenë mardhënia me SHBA dhe bashkpunimi me OKB. Rëndësia e të qënit pjesë e Këshillit të Sigurimit duke dhënë kontributin për pikat kyçe, lufta kundër dhunës ekstreme, ndryshimet klimatike etj ka qenë gjithashtu në vëmendje të diskutimit

Kryeministri Edi Rama, e nisi fjalën duke rikthyer në vëmendje historinë e Shqipërisë. Ai theksoi se sfida e përbashkët është të zhvillohet çdo gjë në mënyrën e drejtë. Të drejtat e njeriut mbeten princip.  

‘Pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ngjarje historike, që na jep mundësin të kontribojmë për një vend dhe botë më të mirë. Për ne të drejtat e njeriut mbeten princip. KS flet në emër të vlerave.  Sfida jonë është të bëjmë gjithçka në mënyrë të drejtë. Shqipëria ka mirpritur Kosovar dhe Afganët, ne mirëpresim cdokënd, nuk ka rëndësi se kush je dhe nga vjen. Kemi mësuar në kohë të vështira se dialogu është paqja. E ardhmja në këtë botë është të jetojmë pa kushte. Falemjnderit që tregoni dashuri në ditën e Shqipërisë.’, tha Rama

Afrimitetin që ka sjellë ky bashkëpunim e ka theksuar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ku në fjalën e saj shprehu vizionin e saj për parnteritetin.

‘Që nga koha kur nisëm marrëdhëniet me SHBA  e deri më sot, Shqipëria  ka ndryshuar shumë. Mikpritja e Afganëve një reflektim se sa shumë ka shkuar Shqipëria, nga Tirania te varfëria e deri te zhvillimi i një shteti të formuar. Pjesëmarrja në Këshillin e Sigurisë e rëndësishme për kontribuar në disa çështje të rëndësishme. Prioriteti ynë të punojmë së bashku për cdo sfidë. Shpresojmë të kemi vizionim të punojmë bashkë si partnerë.’ , tha Xhaçka

Nga ana tjetër Presidenti i Këshillit të Sigurimit, shprehu ndryshimet unike që e presin Shqipërinë nga ky bashkëpunim.

1644883894_presidenti.PNG

‘Shqipëria do të sjell ndryshime unike në Këshillin e Sigurimit. Shpresojmë të punojmë së bashku në qershor kur ju të merni presidencën.

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 16/02/2022 18:22

    Z.kryeminister edhe ju krahasimin e beni si enver hoxha me para clirimit thoni 30 vjet me pare.harroni qe ka ardhur nje brez tjeter qe as nuk do tia dije se cka ndodhur para 30 vjetesh.eshte e tashmja e zeze e shqiptareve qe duhet te te interesoje e qe po te ikin nga syte kembet se i le pa breke ne by..... .ti dhe gjithe banda qe e ka dhe qe e kerkon pushtetin

    Përgjigju
  • Variakos: 15/02/2022 19:03

    Kujdes me drttat qe te shikoni me mire qoshet e shtepis tuaj pastaji hidhni nje sy edhe shtepis se komshiut sepse ai mund te qendroi shume me lart se ti.Kujdes se cmira eshte injoranc dhe demton vetem ate qe e ka. Suksese

    Përgjigju
  • Kokutra: 15/02/2022 17:03

    Cfare fatekeqesie qe egzistojne edheidjot te tille qe edhe nje sukses qe mund te arrihet perpiqen ta nxijn,Meshiroje ozot se aq uran kur u ndan, Percaresit me te medhenj te kombit qe ekane humbur shikimin,ZOTI JU NDIMOFT

    Përgjigju
  • Beluli: 15/02/2022 16:37

    Ju fshataret komunist me ne krye Berishen dhe Meten te na vini anash ne kuadrit te qytetit me ne krye Ramen dhe Bashen. U pelqen su pelqen kjo eshte e verteta, ju ysmeqar dhe ne zengjine. Beni si te beni per nje vit se kur te bejme ceremonine e mbylljes mot keni per te pare se sa fitore do kemi korr. Sot, draperi i pare e keputi kallirin e Rusise! E pate, nga syte kembet sapo udheheqesi yne sypatrembur i vergelloi tehun e palles ne mes te NevJorkut!!! Filloi te zbythet ariu rus sapo pa ujkun to e 80! Imagjino sa i ka vajt tensioni Kim Jongut....

    Përgjigju
  • vlora1: 15/02/2022 16:01

    Z.k/minister kjo eshte si cmimi i ushqimit qe morem atehere kur ushqeheshim me tollona.Kjo eshte thjeshte propagande qe te sherben ty ,popullit nuk i sjell uje ne cezma dhe ushqim ne tavoline .Leri megallomanite dhe eja puno per mirqenien e popullit se ne pensionistet jemi ne prag te vdekjes jo nga mosha biologjike po nga uria

    Përgjigju
    • refugjati: 15/02/2022 18:57

      kam mamane time qe mer 68 mij lek te vjetra pensjon o xhaxhi pensjonistpor nuk mund te bej fajtor km e sotem se edhe sikur te doje ky nuk mund ta beje pensjonin e mamit tim 3-400 mij lek ne gjith boten pensionistet jane klasa me e pa vleresuar sepse sipas llogjikes se shkencetareve (ironike) keni punuar gjith jeten keni fituar shum lek keni shtepijat e juaja e ju mjafton pensioni per ndonje kafe

  • Fshati: 15/02/2022 10:21

    Cilet jane shtetet qe nuk kane qene kurre anetare te keshillit te sigurimit ?

    Përgjigju
  • Arbërori: 15/02/2022 03:21

    Fest të madhe ka sot Shqipëria me hargjime nga serbia…! Ky është km bq që as kush në bot nuk e ka, kokosh në shtëpi e pul me shkja…

    Përgjigju
    • Arbërori: 15/02/2022 20:34

      O shqipfolës injorant do bindens shumë shpejt se tradhëtia nuk mundet të kaloj. Albinism dhe Vjosës ia marrësh të keqen o injorant…!!!

    • shqiptari: 15/02/2022 19:02

      kur flisni dhe ju bq e albinit dhe e asaj presidentes qe burri i saj kercenon gazetaret mos ngelte analfabet pa fol o arbenori injorant ti shko mesp shqipen si duhet pastaj mer info para se te shkruash qe te dukesh me pak k.r

    • @ALnik: 15/02/2022 16:01

      Nuk eshte kosovar ky tipi, eshte thjesht nje delirant shqiptar

    • Alniku: 15/02/2022 06:44

      Ju vet fundosja që dini vetëm të ofendoni nuk e kuptoj se çfarë kërkoni idhudhi juaj donte bashkim kombëtar dhe e përçau kombin dhe ju mir që nuk lejoni në Kosovë mendim ndryshe por keni filluar edhe në Shqipëri por jeni të mbaruar .

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, 4.7 km vargu i makinave! 1 orë pritje në radhë

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, 4.7 km vargu i makinave! 1 orë pritje në radhë