FOTOLAJM/ Rama zhvillon mbledhjen e parë me ministrat e rinj dhe të ikurit

FOTOLAJM/ Rama zhvillon mbledhjen e parë me ministrat e rinj dhe të ikurit

Fotoja e postuar nga Rama pas shkarkimeve

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me ministrat e shkarkuar dhe me zëvëndësuesit e tyre. Të gjithë janë mbledhur në një tryezë të rrumbullaktë, ndërsa krahas foto Rama ka vendosur një emoji me shtrëngim duarsh ndërsa në Facebook ka shkruar se kjo është fotoja e ditës.

Ditën e sotme ka pasur “furtunë në qeveri”, kryeministri Rama ka shkarkuar ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në Qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku largohet Senida Mesi dhe në vend të saj emërohet Erion Braçe.

Në vend të Lindita Nikollës emërohet Besa Shahini, në vend të Ahmetajt, Anila Ademaj. Ndërsa në Ministrinë e Jashtme shkon Gent Cakaj në vend të Bushatit. Në vend të Gjiknurit te Ministria e Infrastrukturës emërohet Belinda Balluku, Bledi Çuçin në vend të Niko Peleshit, Eva Margariti në vend të Kumbaros dhe si ministër të ri të Sipërmarrjes u emërua Eduard Shalsi.

Për më shumë detaje nga shkarkimet e sotme (LEXO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja