Rama formatim të thellë në Qeveri, ikin Nikolla, Ahmetaj, Bushati, Gjiknuri, Kumbaro, Peleshi e Qato/ 50% e kabinetit janë gra

TIRANE - "Furtunë" në Qeveri. Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 9 ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash, praktisht te gjithe ata që kanë 5 vite në detyrë. Gjatë punimeve të Asamblenë Kombëtare të PS, Rama ka shkarkuar ministren e Arsimit Lindita Nikollën, atë të Financave Arben Ahmetaj, të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, të Punëve të Jashyme Ditmir Bushati, të Kulturës Mirela Kumbaro, të Bujqësisë Niko Peleshi dhe ministren e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku largohet Senida Mesi dhe në vend të saj emërohet Erion Braçe.

Rama rikthen Ministrinë për Marrëdhëniet me Kuvendin ku në këtë post ka emëruar Elisa Spiropalin. Të vetmit ministra që kanë "shpëtuar" janë Sandër Lleshaj, i emëruar ministër i Brendshëm dy muaj më parë, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për të përmbushur detyrat dhe objektivat, pasi në të kundërt, siç paralajmëroi ai, rrezikojnë shkarkimin.

Ndryshimet në Qeveri



Ikën                           Vjen

Zv/kryeministër
Senida Mesi            Erion Braçe

Ministria e Arsimit dhe Sportit


Lindita Nikolla          Besa Shahini 

Ministria i Financave


Arben Ahmetaj         Anila Denaj

Ministria e Infrastrukturës


Damian Gjiknuri     Belinda Balluku

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme


Ditmir Bushati         Gent Caka

Ministria e Kulturës


Mirela Kumbaro     Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë


Niko Peleshi           Bledi Çuçi 

  Ministria për Sipërmarrjen


Sonila Qato           Eduard Shalsi 

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin- Ministre


Elisa Spiropali

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
'Diskrecion i kryeministrit', Elisa Spiropali reagon për herë të parë për pozicionin e ri

Pas emërimit si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin nga kryeministri Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Elisa Spiropali.

Spiropali tha se nuk kishte dijeni për lëvizjen e kryeministrit dhe se posti i ri, ka qenë totalisht një surprizë.

“Nuk e dija as unë as persona të tjerë për lëvizjen besoj. Mund të quhet një diskrecion i kryeministrit pasi është konsultuar me shumë, emrat i vendosi Rama. Kur ju më telefonuat unë isha në makinë duke shkuar në Asamble nuk e kisha këtë dijeni,”- u shpreh Spiropali për “Java”.

Ora 22:10
‘Studentët dhe akuzat e opozitës ndryshuan ministrat’/ Mediat e huaja jehonë Shqipërisë

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për lëvizjet në qeveri ka bërë jehonë ndërkombëtare. 'The Associated Press”, ‘The New York Times’, por edhe mediat fqinje i kanë kushtuar rëndësi ndryshimeve në ekzekutivin shqiptar. Disa nga mediat shkruajnë se lëvizjet erdhën pas protestave të studentëve dhe akuzave nga opozita për korrupsion. Kryeministri Edi Rama bëri sot 9 ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash.

Shkrimi për lëvizjet në qeverinë shqiptare
Ora 21:06
‘Nga Poliçani në Divjakë, nga 1992 deri më sot’/ Mesazhi i Braçes pas emërimit zv/ kryeministër

Deputeti i PS, Erjon Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite dhe e kanë uruar pas emërimit në postin e zv/ kryeministrit.

Mesazhi i Erjon Braces
 
Ora 20:09
Akuzat e opozitës për lëvizjet në qeveri, Rama: Qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga kryetari i PD, Basha, Monika Kryemadhi dhe eksponentët e tjerë të opozitës. Pavarësisht deklaratave nga opozita, Rama thotë se lëvizjet e sotme janë një hap i madh drejt fitores në qershor në zgjedhjet lokale.

“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë. S'kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër. Qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt ” shkruan ai.

Ora 19:14
U emërua nga Rama si zv.kryeministër, Erjon Braçe bën vizitën e parë simbolike në Krutje

Erjon Braçe është zgjedhur këtë të premte zv.kryeministër. Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë së PS-së, ai ka shkuar në familjen Sulko në Krutje.

Kjo, pasi gjatë fushatës elektorale, gjyshja e kësaj shtëpie e kishte pyetur nëse do t’i vizitonte sërish, nëse do të bëhej ministër.

Dhe përgjigjen, Braçe e ka dhënë sot, ku vizitën e parë si zv.kryeministër e ka bërë pikërisht në këtë familje. /Tema

Erjon Braçe gjatë vizitës në Krutje
Ora 18:37
‘Largqoftë’, Rama poston memen: Se për pak harrova, shkarkohet edhe Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një meme në Instagram ku edhe shkruan: Se për pak harrova, shkarkohet edhe Lulzim Basha. Krahas memes, Rama shkruan largqoftë dhe e shoqëron me disa ikona që qeshin. 

Postimi i Ramës në Instagram 

Ditën e sotme Rama shkarkoi plot 7 ministra të rëndësishëm nga kabineti i tij. Për më shumë (LEXO KËTU)

Ora 17:06
Ndryshimet në qeveri/ Balla: Domosdoshmëri për të zgjeruar kapacitetet

Kryetari i grupit të Partisë Socialiste përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar vendimet për ndryshimet në qeveri ditën e sotme. Taulant Balla shprehet se ndryshimet në ekipin qeverisës erdhën si domosdoshmëri për të zgjeruar kapacitetetet.

“Protesta e studentëve (të vërtetë) na tregoi drejtimin që duhet të ndjekim drejt Shqipëria Europiane. Ndryshimet e sotme në ekipin qeverisës erdhën si domosdoshmëri për të zgjeruar kapacitetet tona. Vlerësim për rolin pozitiv të ministrave në largim” shkruan ai.

Ora 14:10
Rama i shkarkoi, Ahmetaj dhe Gjiknuri 'fshihen' pas telefonit (VIDEO)

Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri nuk ishin të qetë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS dhe këtë gjë e reflektuan edhe në sjelljen e tyre përpara gazetarëve. I pari nga Asambleja socialiste del ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në momentin kur i afrohen gazetarët, Ahmetaj bisedon në telefon dhe kështu shmang pyetjet e përfaqësuesve të medias. Të njëjtën strategji ndjek edhe Damian Gjiknuri, gjithashtu i shkarkuar nga ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ora 12:24
Kush janë ministrat që i 'shpëtoi' Rama, dy prej tyre rrezikojnë shkarkimin në qershor

Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Ogerta Manastirlliu, Blendi Klosi dhe Sandër Lleshaj, i cili pak javë më parë mori detyrën, i shpëtuan furtunës në "Qeveri". Lleshaj u emërua vetëm dy muaj më parë, ndërsa sa i takon Blendi Klosit dhe Etilda Gjonajt të emëruar ministra në shtator 2017, Rama la një afat 6 mujor për realizimin e objektivave, pasi në të kundërt do rrezikojnë shkarkimin në muajin qershor. "Blendi Klosi (ministër i Mjedisit) e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë deri në qershor. Po ashtu edhe Ogerta Manastirliu (ministre e Shëndetësisë) e ka të qartë”, u shpreh Rama. 

Ndërkohë, Rama ka rikthyer në kabinet Blendi Çuçin si ministër të Bujqësisë në vend të Niko Peleshit dhe Eduard Shalsin si ministër të Shtetit për Sipërmarrjen në vend të Sonila Qatos. 

Ora 12:20
Rama i shkarkoi, Nikolla dhe Ahmetaj 'preken' në Asamblenë e PS (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ai i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, janë mes ministrave të cilët Edi Rama i shkarkoi sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Në momentin kur Rama lexoi emrat e ministrave që do të lënë detyrën, Nikolla dhe Ahmetaj u panë mjaft të emocionuar. Nuk dihet nëse ministrat e dinin fatin e tyre, apo ajo që lexoi Rama përpara anëtarëve të Asamblesë ishte e papritur për ta.

Ora 12:16
Ndryshimet në Qeveri, reagon PD: Rama ra në greminë

Partia Demokartike ka reaguar pas ndryshimeve që Rama bëri në kabinetin qeveritar, ku ministrat që prej 5 vitesh ishin në detyrë u zëvendësuan me të tjera emra. Janë deputetët Edi Paloka dhe Ervin Salianji ata të cilët e quajnë Ramën tashmë të rënë në greminë. 

Deputeti Salianji thekson se “Lëvizjet dëshpëruese të Ramës me qeverinë nuk blejnē dot kohë për Ramën që sa më shumë lakmuesa pa emër dhe pa fytyrë fut në qeveri aq mê shumë nxihet vetë”. Rama nē greminë! Largohen gjithë ministrat e akuzuar nga opozita, pas Tahirit, Xhafajt, Beqaj, @co sot Rama konfirmoi qëndrimet e opozitës nē përpjekje për të shpëtuar veten. Qeveria Rama vazhdon të mbetet qeveri drejtorash, çdo ministër zbaton direktivat korruptive të tij. Për socialistët nuk vendosin forumet por analistët, ndryshimet e sotme të paralajmëruara nga gazetaret e Ramës, në një qeveri që gjithçka është propoganda kjo e nxin dhe më shumë socialistët. 

Qeverisja projekt tërësisht personal dhe privat i Ramës dhe oborrtarëve. Rama për pushtet personal shet cilindo! Lëvizjet dëshpëruese të Ramës me qeverinë nuk blejnē dot kohë për Ramën që sa më shumë lakmuesa pa emër dhe pa fytyrë fut në qeveri aq mê shumë nxihet vetë”- shkruan Salianji. I ashpër në reagimin e tij ka qenë Edi Paloka i cili lëshon edhe fjalë banale në drejtim të qeverisë. “Vetem nje shprehje e popullit mund te me vije ne mend tani per ndryshimet ne qeveri te Rames: “Te lash mutin me shurre” Ik Edvin se nuk te pastron e nuk te shpeton me asgje...”

Ora 12:14
Rama emëron zv/ kryeministër Erion Braçen/ Salla e duartroket, ja si e priti deputeti socialist (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të premte nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste se në postin e zv/ kryeministrit do të vendoset deputeti Erion Brace, duke zëvendësuar kështu Senida Mesin. 

Teksa kreu i ekzekutivit ka njoftuar këtë ndryshim të rëndësishëm, Asambleja Kombëtare ka duartrokitur dhe sikurse shihet, Brace është shfaqur mjaft i emocionuar.

Emërimi i tij ishte i vetmi që u duartrokit nga pjesëmarrësit socialistë. Emrat e tjerë të propozuar për t'u vendosur në krye të 7 ministrive, nuk u shoqëruan nga asnjë reagim i këtij lloji.

Vet zv/ kryeministri Erion Brace u shpreh për mediat fill pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së se për të "duartrokitja në sallë do të thotë më shumë se cdo gjë tjetër". Më tej, ai tha se tanimë shtrohen përballë tij dy detyra të rëndësishme, sikurse janë ofrimi i shërbimeve në administratë për qytetarët dhe mos pagimi i tyre me asnjë qindarkë. 

Ora 12:10
Ndryshimet në Qeveri, Rama: Ata që ikin nuk dështuan, do kenë rol pozitiv në PS, synojmë mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama sqaroi nga Asambleja socialiste se të larguarit nga qeveria nuk dështuan në misionin e tyre, por do vijojnë të kenë rol pozitiv në PS. Rama tha se PS synon të fitojë mandatin e tretë qeverisës. Rama tha se kishte vendosur të largonte nga kabineti me qëllim rifreskimin të gjithë ministrat që kishin mbi 5 vite ne qeveri. “Edhe ndryshimin e qeverisë që ta shikoni si pjesë të qeverisë për ta kthyer këtë mandat në mandatin e rezultateve që do të na çojnë në fitoren e një mandati të 3. Studentët na kanë thënë se cila është rruga për të marrë mandatin e tretë. Ministrat që largohen sot kanë një rol pozitiv në punën tonë. Ndryshimi nuk vjen si rezultat i dështimeve. Por ndryshime për nevojën për të arritur këto që thashë dhe për të zgjeruar kapacitetin tonë qeverisës", tha Rama, ndërsa lexoi emrat e ministrave që lënë kabinetin dhe të atyre që do i zëvendësojnë. 

"Të gjithë ata që kanë 5 vjet në qeveri do të ikin. Dua ta filloj me Lindita Nikolla. Besa Shahini do të zëvëndësojë Lindita Nikollën në Ministri.  Arben Ahmetaj ikën dhe Ministre do të jetë Anila Adenaj. Ditmir Bushatin do ta zëvëndësojë Gent Cakaj. Damian Gjiknuri do largohet, por ka lënë shenjë reformimi. Ministre e re është Belinda Balluku. Ikë dhe Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë do jetë Bledi Çuçi. Mirela Kumbaron do ta zëvëndësojë Elva Margariti. Sonila Qato me Eduard Shalsis. Erion Braçe do të jetë z/kryeministri i ri", tha Rama.

Ora 11:55
Surpriza e Ramës/ Shkarkon Senida Mesin, emëron Erion Braçen zv/kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar jo pak kur mes të shkarkuarve të kabinetit qeveritar ishte edhe zv/kryeministrja Senida Mesi. Në vendin e saj, kreu i qeverisë emëroi deputetin socialist, Erion Braçe. Detyrë për Braçen, siç u shpreh Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS do të jetë drejtimi i Paktit të Qeverisë për Universitetin në dialogun me studentët për t'i dhënë zgjidhje tetë kërkesave të tyre përmes planit të ekzekutivit me 12 pika.

Ora 11:42
Ndryshimet në qeveri, Rama formaton kabinetin e ri, Spiropali emërohet Ministre e Marrëdhënieve me Parlamentin

Në mbledhjen e  Asamblesë Kombëtare,këtë të premte Kryeminstri Edi Rama prezantoi ndryshimet e reja në në qeveri ku u prezantuan 9 ministra të rinj në kabinet, ndërkohë që Rama ka vendosur të vendosë në pozicionin e zëvendës kryeministrit  Erion Braçen, në vend të Senida Mesit

Një emërimet e reja, bie në sy rikthimi në kapinetin qeverisës dhe e Elisa Spiropalit, e cila do të jetë ministre e Marrdhënieve me Parlamentin.

Prej vitesh drejtuese e Forumit rinor eurosocialist FRESSH, Elisa Spiropali në mandatin e parë të qeverisjes së Partisë Socialiste, ka qenë në postin Drejtoreshës së Drejtirisë së Doganave detyrë të cilëne mori në shtator të vitit 2013 dhe qëndroi në krye të kësaj deture për afro një vit e gjysmë deri në mars të vitit 2015. 

Ora 11:10
Reforma në Qeveri/ Rama shkarkon edhe Niko Peleshin, Mirela Kumbaron, e Sonila Qaton, rikthen në kabinet Bledi Çuçin

Edi Rama ka shkarkuar edhe Niko Peleshin, Mirela Kumbaron, e Sonila Qaton. Rikthehet në kabinet Bledi Çuçin në vend të Niko Peleshit, Eva Margariti në vend të Kumbaros dhe si ministër të ri të Sipërmarrjes u emërua Eduard Shalsi.

Ora 11:05
Ndryshimet në Qeveri/ Ikin Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati dhe Damian Gjiknuri/ Ja kush i zëvendëson

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar detyra ministrat Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati dhe Damian Gjiknuri. Në vend të Lindita Nikollës emërohet Besa Shahini, në vend të Ahmetajt, Anila Ademaj. Ndërsa në Ministrinë e Jashtme shkon Gent Cakaj në vend të Bushatit. Në vend të Gjiknurit te Ministria e Infrastrukturës emërohet Belinda Balluku.

Ora 11:02
Rama shkarkon ministren e Arsimit, Lindita Nikollën, emëron Besa Shahinin

Edi Rama shkarkon ministren e Arsimit, Lindita Nikollën, emëron Besa Shahinin.

Ora 10:54
Rama paralajmëron ndryshime në qeveri: Do kemi 50% gra

Kryeministri Edi Rama paralajmëron ndryshime në qeveri. Nga Asambleja Kombëtare e PS, kreu i qeverisë tha se qeveria e re do ketë 50% gra.

Ora 10:44
'Punësimet'/ Rama mesazh socialistëve: S'mund të kthehemi në opozitë për shkak të krushqve, hallave e dajave

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje socialistëve nga Asambleja e PS që të mos ndërhyjnë për punësime në administratë. Mesazhi i fortë i Ramës ishte se PS nuk mund të kthehet në opozitës për shkak të punësimeve të krushqve, hallave, xhajeve apo dhe të afërm të tjerë të socialistëve.

"Fjalët e mia kanë rënë në vesh të shurdhër, qeveria nuk janë ministrat, qeveria e PS janë ata që në përfaqësojnë në territor. Më vjen shumë mirë dhe është një nga gjërat më të mirëseardhura të studentëve që na u dha mundësi që me një vendim qeverie të hapim të gjithë axhendën e punës, qoftë në shërbim të tyre dhe administratës shtetërore për ata me 9 e dhjeta. Harrojeni përfundimisht që do ketë miq, shok, krushq, vëllezër, motra, hallave, dajave, krushq që do futen në administrata.

PS nuk kthehet në opozitë për shkak të tyre, harrojeni, ose bëni një xhest të thjeshtë ikni nga PS. Lërini forumet, karriget, mandate dhe thoni më rregullo mikun, por nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjithë familjet, për të gjithë ata që u themi vota jote është detyrim im dhe është shumë e mirëseardhur ajo që kanë kërkuar studentët dhe tronditëse ajo që është baza e besimit të tyre nuk besojnë dhe kenë të drejtën të mos besojnë se mësimet do t'u japin mundësi të hyjnë në administratë”, u shpreh Rama. 

Ora 10:35
Rama kritika në Asamble: Mungesa e opozitës na ka ulur kapacitetet, rrezik për objektivat tona

Kryeministri Edi Rama ka hedhur kritika në Asamblenë e PS se mungesa e opozitës ka bërë që qeveria të ulë kapacitetin. Kritika kreu i qeverisë kishte edhe sa i takon bërjes së akteve nënligjore për Reformën në Arsimin e Lartë.

"Kemi humbur kohë për të bërë aktet nënligjore të Reformës në Arsimin e Lartë. Cili është shpjegimi për këtë? Shpjegimi është se nuk kemi opozitë, kemi mungesën e opozitës e cila na kampirë një pjesë të shqisave dhe na ka ulur kapacitetet tona reaguese. Shumë kanë bërë pyetje, mua nëpër auditore: Pse tani? Që ditën e pare të këtij mandate kam këmbëngulur që vakuumi ku kemi aty ku duhet të kishim opozitën, është kërcënimi më I madh për objektivat tanë. Boshllkëku që kemi përballë është problemi më i madh për realizimin e qëllimeve tona. Ajo opozitë që kur vjen në parlamentet paraqitet si një komglomerat mushkujsh si një trup i hallakatur me gjymtyrë që tentojnë të krijojnë situatë fizike, është burimi më i madh i rreziqeve tona, sepse na krijon komfortin e të qenit e vetmja zgjidhje, rrugë, alternatevë, por jo. Sa kohë do të drejtoj këtë parti s'mund të pranoj që të jemi e keqja më e vogël. Nuk mund të jetojmë për zgjedhjet e ardhshme…"

Ora 10:29
Taksat nga 1 janari, Rama reformat dhanë rezultat: 16 mijë qytetarë dhe 11 mijë biznese do paguajnë më pak

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga punimet e Asamblesë Kombëtare të PS se nga 1 janari do ulen ndjeshëm taksat për qytetarët dhe bizneset. Sipas kreut të qeverisë, 16 mijë qytetarë do paguajnë 300 mijë lekë taksa më pak në vit. “Për pak hyjmë në vitin e ri ku 16 mijë vetë do të paguajë 300 mijë lekë taksa më pak në vit. Fakti është që sot puna taksohet 5.5% dje taksohej 10%. 11 mijë biznese do paguajnë 3 herë më pak tatim fitimi nga 1 janari. Leku s’ka qenë më i fortë se sot asnjëherë më parë në këto 5 vite. Nga 1 janari nuk ka më taksë për inputet bujqësore" (Lexo të plotë). 

Ora 10:15
Deputetët socialistë i drejtohen mbledhjes së Asamblesë Kombëtare/ Veliaj mbi biçikletë, Braçe, Balla e Rakip Suli në grup (FOTO)

Figurat e Partisë Socialiste janë fotografuar teksa po i drejtoheshin mbledhjes së Asamblesë Kombëtare në ambientet e MAK Tirana (ish Hotel Sheraton). Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është parë edhe sot duke i dhënë një biciklete, ndërsa deputetët socialistë Erion Brace, Taulant Balla e Rakip Suli janë pikasur në grup. Njësoj sikurse këta të fundit, janë vënë re edhe deputeti i PS-së Alfred Peza dhe Englantina Gjermeni. Ndër të fotografuarit, bën pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj e ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ndërkohë që, i drejtuar drejt mbledhjes së Asamblesë Kombëtare në PS, i vetëm është parë ish-prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi.

 

Ora 10:12
Rama në Asamblenë e PS: Shuplakës së studentëve i ktheva faqen tjetër, ne jemi mundësia e vetme për kërkesat e tyre

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestën e studentëve nga punimet e Asamblesë Kombëtare të PS. Rama përsëriti se protesta e tyre disaditore në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit ishte një shuplakë për qeverinë. Rama tha se shuplakës së studentëve i kishte kthyer faqen tjetër, por shtoi se kjo qeveri është mundësia e vetme për studentët. 

"Ky është një takim i pazakontë, në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie, në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve, Shqipërinë. Por e pazakontë është edhe mundësia që na ka dhënë në këtë fund vitit protesta e studentëve. Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë, në emër të një jete më të mirë universitare dhe në emër të besimit tek unë, tek ne. Përtej kushteve, indiferencës ndaj politikës, edhe kur çirreshin para fytyrës sime turp-turp, ata shihnin dhe shohin në drejtimin tonë sepse jemi për ta mundësia e vetme për ta. Ata na dhanë një shuplakë që mua më përvëlon si ditën e parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër", tha Rama (Lexo të plotë). 

Ora 10:10
Kalendari i organizimit të PS në bazë, për zgjedhjet e 30 qershorit

Report Tv ka zbuluar kalendarin e veprimtarive kryesore organizative të strukturave të Partisë Socialiste për zgjedhjet, që pritet të miratohet sot. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi PS kërkon nga degët që brenda 15 janarit të dorëzojnë regjistrin e anëtarësisë, ndërsa deri në fund të muajit të parë të vitit të ri të plotësohet dhe dorëzohet struktura e plotë e rrjetit të koordinatorëve (Lexo këtu).

Ora 10:08
Nis punimet Asambleja Kombëtare e PS/ Axhenda

Ka nisur punimet Asambleja Kombëtare e PS. Asambleja ka nisur me një fjalim të kryeministrit Edi Rama dhe njëherazi kryetar i PS. Kjo është axhenda e punimeve të sotme të Asamblesë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saliu: 29/12/2018 01:26

    Shyqyr qe ka ikur hajduti PENCIONISTEVE AHMETAJ dhe MASHTRUESI gjiknuri

    Përgjigju
  • Fraiku: 28/12/2018 12:33

    Me ne fund Rama po ja kthen qeverine socialisteve. Bravo!

    Përgjigju
  • redi: 28/12/2018 12:24

    Ndryshimet ne qeveri jane te domosdoshme , por kryesorja eshte modeli ekonomik qe ndjek dhe sa i sherben popullit . Jam dakort qe hoqe ministra qe lan kokrren e namit me perfirmancen e tyre , por nuk mund te heqesh Peleshin qe ka bere nje pune kolosale ne bujqesi dhe te vesh Cucin . E fundit kenaqem qe vure te dytin socialist pas Majkos ne qeveri . Sa per miqte dhe gallat fajin e ke vet qe i ke lejuar . Qeveria nuk ndertohet me miq qe pune nuk bejne dhe shohin vetem interesat personale . Uroj qe qeveris te krhehet ne pune dhe pa PPP qe jane shkaktari u kesaj gjendje

    Përgjigju
  • xXx: 28/12/2018 12:15

    Thjesht po kërkon të lajë m*tin me sh*rrë...Turp!!!Kujton se njerëzit e kanë me individ te caktuar,por jo e kanë me të gjithë këta pseudo të majtë që shkatërruan gjithçka...

    Përgjigju
  • Lexues: 28/12/2018 12:09

    Tani i zgjidhe problemet...me keta yje te politikes boterore..move motherfucker

    Përgjigju
  • ROZA: 28/12/2018 11:59

    TE LUMTE EDI ,TANI KETO MINISTRA TE RINJE TE VAZHDOJE ME DREJTORET E NDERMARRJEVE SE JANE BERE ME DREJTORET E NDERMARRJEVE SE JANE BERE ME TRIMA SE TI

    Përgjigju
  • ardi: 28/12/2018 11:39

    ky nuk e kupton qe duhet te hapi krahun. esht ky e keqja e madhe e PS

    Përgjigju
    • aaaaaa: 28/12/2018 13:57

      ndersa ti nuk kupton qe aktualisht nuk ka kush e zevendeson.... Lulushja dhe monushja nuk jane konkurente

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka