Me xhihadistët e ISIS nuk janë bashkuar vetëm kosovarë, shqiptarë por dhe shumë të huaj.
 
Pjesë e grupeve xhihadiste është bërë edhe një reper britanik i cili së fundmi është shfaqur në një foto duke mbajtur në duar kokën e një njeriu.
 

reperi

































Abdel-Majed Abdel Bary, 23 vjeç, foto e ka hedhur foton në profilin e tij në Twitter duke shokuar opinionin publik në Britani. Fotoja është bërë në qytetin Raka, një zonë e pushtuar tashmë nga ISIS. Sipas mediave është i njëjti vend në të cilin pak ditë më parë u shfaq një djalosh shtatë vjeçar, ku edhe ai mbante në duar një kokë të prerë.

Masakrat e ISIS sa vijnë e shtohen, ndërsa pjesë e këtij rrjeti janë edhe shumë shqiptarë.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)