TIRANE - Ndërsa dhuna që autoritetet e Tiranës i rezervon komunitetit rom arrin nivele që alarmojnë edhe organizatat botërore që mbrojnë të drejtat e njeriut, siç është Amnesty International, ka njerëz që për fat i shikojnë ata si të barabartë mes të gjitha qenieve njerëzore. Ndërsa ne i rrahim, të huajt ngrenë zërin për t’i mbrojtur. Ndërsa ne i snobojmë, u qëndrojmë larg, të huajt i përqafojnë.
Shqiptarja.com dhe TV A1Report kanë mundur të sigurojnë këtë foto të rrallë ku një fëmijë rom po përqafohet rrugëve të Tiranës. Jo nga një i “dorës tonë”, siç do thonin ata, as nga një i shqiptar. I vetmi që përqafon një rom rrugëve të Tiranës është një i huaj, një ambasador. Ettore Sequi, ia thonë emrin dhe prej kohësh tashmë mundohet t’u mësojë vlerat evropiane shqiptarëve që kërkojnë integrimin.

Kjo foto që publikojmë sot tregon vetëm se ambasadori Sequi vërtetë beson në vlerat kundër diskriminimit që përcjell... sepse, mundohu sa të duash, disa gjeste o të vijnë në natyrshëm ose nuk vijnë fare.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com