RUSI - Disa ditë pasi Uashingtoni ka shpallur sanksione ndaj Moskës, zëvendëskryeministri i Rusisë, ka sfiduar burrërinë e Presidentit të SHBA-së duke publikuar në rrjetin social “Twitter” një foto ku duket  Putin me një leopard dhe Obama me një qenush.

Fotoja është publikuar nga zëvendëskryeministri i Rusisë Dmitry Rogozin, i cili ka dashur të tregojë se çfarë realisht mendon për dy Presidentët Obama dhe Putin, duke e cilësuar këtë të fundit si më të fortë. Fotoja ka qenë e shoqëruar edhe me status ku thuhej “Ne kemi vlera dhe aleatë të ndryshme”.

Nuk është hera e parë që Rusia është përpjekur për të treguar se sa i fortë është Presidenti Putin. Gjatë viteve ai është fotografuar i përqafuar me një arushë polare, gjueti dhe shëtitje mbi kalë.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)