Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, GJKKO dënon me 25 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal! 6 vite për nipin e ish-deputetit socialist

Gjykata e Posaçme në një seancë maratonë ku janë lexuar edhe konkluzionet e mbrojtjes, ka shpallur në orët e vona vendimin për anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos njohur si “Rrumi i Shijakut” e ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku. 

Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie. Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.

SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme këta shtetas nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen.

Gjithashtu grupi kriminal, pas dështimit të objektivit, kanë siguruar kushte për të kryer vrasje edhe pas  atentatit të 1 nëntorit të 2019.

Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe me 35 vite burg Ariol Halili.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 19/10/2024 09:33

    Neni 80: Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Kete akuze kishin dhe per kete u denuan. Mos fajesoni kot SPAK. Ju shtua dhe akuza e grupit kriminal dhe ndaj shkoi aq. Max mund te kete faj GJKKO qe uli nja dy vite nga ato qe kishte kerkuar SPAK

    Përgjigju
    • Lushka: 19/10/2024 13:50

      Persa me perket mua un sjam as oragn akuze as drejtesie. Por di te them qe 1/3 e denimit (gjykimi i shkurtuar e perfitojne vetem ato individe qe skan kryer krime me par ose te jen te denuar me pare me vendim gjykate) nuk dua ti hyj fare jo dha pak jo shum denim. Te gjithe te pa denuar me pare ishin keto qe u aplikua denimi shkurtuar!? Gjithsesi per te gjithe ju qe besoni ne endren e drejtesise spak. Po keto qe kan qen dikur ne prokurori e gjykate jan ne spak. Nuk erdhen nga lindja e mesme apo usa canada. Thjesht ne Shqiperi nderrohet emri vetem po te njejtet persona vazhdojne lojen. Nga 999 prokurore 15 nuk e kaluan vetingun te tjeret te kulluar paskan qen. O popull zgjohu edhe prisni me mir nga zoti se sa nga drejtesia. Ju pershendes.

    • Turp: 19/10/2024 11:17

      Nuk e di nese je me formim juridik ose jo , por problemi qendron pikerisht tek kualifikimi ligjor qe i kane bere vepres duke e cilesuar sipas nenit 80, veper me vete e jo si bashkepunetor ne kryerjen e vrasjes. Bashkepunimi ka role organizator, ekzekutor, shtytes dhe ndihmes( ketu futen edhe ata qe japin mjete materiale per te kryer vepren) etj etj. Sigurim kushtesh mund te kishte kushdo tjeter, por jo keto ne rastin konkret. Gjithsesi urime togave te zeza, jane treguar “Heronj” te padrejtesise.

  • Real: 19/10/2024 01:21

    Duhet qe Spak dhe GJkko ti hiqet mundesia per aplikimin e gjykimit te shkurtuar pasi po abuzohet ne menyre skandaloze me te. A mund te denohet killeri Raja kaq pak? Megjithse ka procese te tjera qe do e groposin. Grup i struktutuar kriminal meritonte minimumi 12 vite secili, pa permendur rrezikshmerine e larte qe paraqesin. Gjkko po na zhgenjen perdite e me shume.

    Përgjigju
  • Iris: 19/10/2024 00:48

    Denime absolutisht qesharake! Ketu kemi te bejme me vrasje e tentative vrasje.Vertet qe /mastermind/ dhe ekzekutori kane marre denime shume te renda,por dhe /krahet/ nuk duhet te denoheshin kaq pak.SPAK-U kerkoi 43 vjet,gjykata u uli 1/3,por kam pershtypjen qe jane denuar me 1/2 denimit!.Ka ardhur koha qe ulja e 1/3 te denimit te hiqet pergjithemone per krime te renda e shume te renda si vrasje,tentative vrasje e bashkepunim per realizimin e tyre,trafiqe te permasava te medha e vjedhje e korrupsion te permasave te medha e grupe kriminale.

    Përgjigju
  • Ne kujtim te Andit????: 18/10/2024 23:28

    Spaku i “tmerrshem” qe po ben namin duke vendosur “drejtesi.” Mallkimi i atij djali 24 vjecar qe eshte prane Zotit nga keta vrases do ti perndjeke perjetesisht keta prokurore e gjyqtare qe kane dhene sot keto denime qesharake, tallese, fyese dhe denigruese. Ajo qe i ndodhi padrejtesisht atij djali te ri dhe kolegut te tyre zoti ja shperblefte spakut me te njejten monedhe. Zoti vonon por nuk harron. Keta prokurore dhe gjyqtare sot kane vendosur shenjen e barazise mes tyre dhe krimineleve, sot kane nje mesazh per te gjithe vrasesit: beni cfare te doni se ju mbrojme ne. Vrisni ne mes te dites dhe ne mes te rruges pa u trembur fare se ju lirojme ne, vishni nena e motra ne zi, beni te lotojne femije te pafajshem, mos e vrisni mendjen ju lirojme ne nga burgu, ju vetem paguani. Dakort, cdo gje paguhet ne kete jete. Mos ecni me koken ulur nga turpi se ju nuk e njihni kete ndjenje, por ju keshilloj ecni me koken mbrapsht……..

    Përgjigju
  • Rilindasit: 18/10/2024 22:26

    Te ndjekin me dite me rradhe per te te vrare , tentojne te te marrin jeten duke qene perfaqesuesi kryesor i shtetit ne proceset penale, pasi deshtoj hera e pare organizohen per te tentuar perseri, ne fund te thone thjesht ke siguruar kushte per te kryer vrasje, te fusin dhe nje gjykim te shkurtuar si pa te keq, dhe dalin aty perpara duke predikuar se kane zbatuar ligjin me korrektesi e paanesi duke u shfajesuar se “kjo eshte bindja jone e brendshme”! Nese jo drejtesia e kesaj Toke, drejtesia Hyjnore ben te veten, per kete nuk duhet patur dyshime! Rrofte Reforma !

    Përgjigju
  • Ndoja: 18/10/2024 21:46

    Sa turp pa pike lidhje vrasesit organizate kriminale denohen me nga 3-4-5 vjet.. qe i bie dalin pune muajsh... pastaj vrasin 10 fish dhe ato qe nuk i vrane mire ! Ju qifsha rracen o drejtesia shqiptare

    Përgjigju
    • Karma: 18/10/2024 21:50

      Ishalla e kan radhen kta qe i denojne sikur kan vjedh pula jo sikur kan fut njerez ne varr.Drejtesi e korruptuar,sa moren thaset me lek edhe ja ulen denimet.

  • Gjyqtari: 18/10/2024 20:40

    Qr ca behet keshtu! Armembajtje pa leje denohet me 7 vjet, ky tipi tentative per vrasje me 6 vjet! Po ky sikur ka tentu me e vra me bisht fshese, jo me arme! Hajde llogjike hajde!

    Përgjigju
    • Hajdari: 19/10/2024 09:33

      Ore me te nigjume e kam,a di naj njoni me cilin ishte ne makine aji prokurori i paster?

    • Qytetari: 18/10/2024 21:33

      O vella eshte denuar burg perjete ai qe e vrau dhe 35 vjet ai tjetri qe shtiu. Keto te tjeret thjesht shoqeronin dhe hengren nga 6 e 5 vjet. Sjane pak.

    • Loni: 18/10/2024 21:25

      Drejtesia qe duam. Pra me qen ndonje tjeter te perjetshem. Dmth spak paska edhe keshtu edhe ashtu...nejse djemve lirim te shpejte.

    • Liku: 18/10/2024 20:57

      Kane perfituar 1/3 por prape pak jane 9 vjet se atje u vra dikush.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë