Ky që shihni në foto është Kastriot Bega, zjarrfikës i Vlorës dhe drejtori i zjarrfikëses së këtij qyteti. Ai prej më shumë se 20 ditë ndodhet ditë e natë në terrenet e vështira ku flakët përpijnë pyjet dhe kullotat.

Kjo foto që shihni flet më shume sesa një mijë fjalë për të kuptuar mundin dhe sakrificën e këtyre punonjësve që nuk ndalin betejen përballë flakëve, për të zhbërë dëmin që vjen nga të tjerë banorë që vendosin zjarre me papërgjeshmëri për dëmin e tyre. Si Kastriot Bega me qindra punonjës, zjarrfikës, ushtarë ndodhen mes flakëve për të ruajtur gjithka na ka falur natyra.

Përmes këtij fotolajmi u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, ruani mjedisin, kujdes ndaj çdo veprimi që rrezikon shpërthimin e një zjarri.