SARANDE- Dy automjete janë gjetur të djegura plotësisht në një parking në lagjen numër tre të qytetit bregdetar të Sarandës. Sipas policisë, katër persona ende të pa identifikuar, në orët e para të mëngjesit i kanë vënë zjarrin automjetit tip Opel me targa greke YNM 5947.

Flaket kanë përfshirë dhe një autoveturë të markës Renault me targa 740 YC 42 që ndodhej e parkuar aty pranë.

Edhe kati i parë i godinës pranë parkingut ku ndodheshin dy automjetet është përfshirë gjithashtu nga flakët por falë ndërhyrjes së shpejtë të banorëve situata është vënë nën kontroll.

Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje thotë se zjarrvënia është e qëllimshme dhe po punon për zbulimin e shkaqeve, identifikimin dhe ndalimin e autorëve të ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com