Busti i heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu ndryshe nga sa ka qëndruar për disa vite, në mes të sheshit që mban emrin e tij, prej më shumë se 1 viti po “dergjet” në një prej sallave të godinës së bibliotekës së qytetit.
 
Siç tregojnë edhe këto foto, bustit i ka humbur shkëlqimi që e ka karakterizuar prej vitesh, që nga koha e vendosjes së tij në Kukësin e vjetër apo atë të ri.
 
Lëvizja e bustit u bë në momentin kur nisi puna për rehabilitimin e sheshit që mban emrin e tij, por mesa duket ky bust është harruar, duke mos u vënë më në vendin që ishte prej shumë dekadash.
 
Janë qytetarët ata që kërkojnë rivendosjen e bustit në vendin ku ka qenë, pasi edhe sheshi që mban emrin “Skëndërbej” duket i “varfër” pa të.
 
Busti i Skëndërbeut në Kukës është realizuar nga Odise Paskali.
 
Për të parën herë ky bust u vendos në vitin 1939 në Kukës të vjetër, aty ku edhe sot e kësaj dite është bazamenti i tij i plotë dhe që del në sipërfaqe saherë që baseni i hidrocentralit të Fierzës thahet dhe nxjerr në sipërfaqe rrëznojat e Kukësit të vjetër.
 
Pas përmbytjes së Kukësit të vjeter, busti i Skënderbeut u vendos në periferi, për t’u vendosur më vonë, në qendër të qytetit, në vitin 2001. 
 
Pas asaj dite, edhe sheshi kryesor i qytetit të Kukësit mban emrin e Heroit tonë Kombëtar,  “Skënderbeu”.

skenderbeu me logo
(Busti i Skënderbeut, me rreth vendi ku duhej të ishte vendosur)

skenderbeu me logo
skenderbeu me logo
skenderbeu me logo
skenderbeu me logo


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)