SHKODER - Ka shkuar në urgjencën e spitalit të Shkodrës pas mesnatës së të shtunës për të kërkuar ndihmë mjekësore, por e ka gjetur gjysmën e stafit në gjumë dhe të papërgatitur ndaj ka vendosur të hakmerret duke shkatërruar çka mundur nga pajisjet spitalore në dhomën e Urgjencës.
Personashi i kësaj historie është Saimir Haxhia, një 36-vjeçar banues në Shkodër, i cili pas kësaj ngjarjeje u arrestua nga Policia. Sipas bluve të Shkodrës, Haxhia ka qenë në gjendje të dehur ndërsa gjatë ndalimit të tij ju gjetën me vete dy kasetofonë të cilët i kishte vjedhur në dy makina në lagjen “Tom Kola”.
Edhe bluzat e bardha të urgjences së spitalit rajonal kanë sqaruar ngjarjen e ndodhur në mjediset e këtij pavioni. Kryeinfermieri Eduart Gjonaj nepërmjet një deklaratë për shtyp tha se pajisjet e sallës së urgjencës janë thyer nga një pacient narkoman, i cili është paraqitur pranë urgjencës në një gjendje të rënduar.
“Pacienti ka qenë shumë i axhituar kur është paraqitur në ambjentet e brendshmë të urgjencës së spitalit. Nga axhitimi i tepërt që ka patur pacienti ai ka bërë një rrëmujë përsa i përket me aparaturat mjekësore të këtij reparti. Me pergjegjësi morale dhe ligjore deklaroj që nuk ka ndodhur dhe nuk besoj se do të ndodhë që personeli i urgjencës të mos jetë në gjendje gadishmërie”, - u shpreh Gjonaj.
Ndonëse me të mbërritur gazetarët me kamerat televizive bluzat e bardha kishin siguruar rregullimin e urgjencës, burime të sigurta thanë për A1 Report se dëmtim ka pësuar monitori i matjes së tensionit dhe defibilatori që shërben për kthimin në jetë të pacientëve të raste sulmesh kardiake.

(Dëmet e shkaktuara nga pacienti për shkak se nuk mori shërbim)
Redaksi Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO