E rëndë në Durrës. Në këto foto shikoni 2 fëmijë, të zhveshur totalisht, që janë nxjerrë në mes të rrugës nga babai i tyre për të lypur.

Gazetari i Report Tv Aldo Mustafa raporton se prindërit i nxjerrin çdo ditë në rrugë fëmijët e tyre në të tilla kushte, ndërkohë që sot siç duket edhe nga fotot një furgon policie i ka kaluar shumë pranë dhe thjesht ka injoruar situatën.

Fotot shokuese që shihni janë marrë përballë gjykatës së Durrësit ditën e sotme.