Ndodh tek njerëzit, të cilët kur hedhin themelet e shtëpisë apo të një biznesi, që t’iu ecë mbarë duan të bëjnë patjetër gjak, domethënë kurban, një shpend, si gjel, pulë ose kafshë, qengj, dash, viç, etj.

Më ketë ritual, sa pagan aq dhe fetar, njeriu shpreson se koka apo gjaku i kurbanit do ta ruajë nga e keqja, nga e liga, apo nga rreziqet. Pra njeriu që kryen këtë veprim, pret të bekohet dhe t'i vijë e mira.

Si duket edhe në këtë foto, shkëputur në një video e shpërndarë në Facebook nga Ministria e Infrastrukturës, shfaqet një kurban në themelet e godinës së re të Drejtorisë Rajonale e Shërbimveve të Transportit Rrugor në Mat.

Dy burra, njeri që duhet të jetë pronari i dashit dhe tjetri punëtori i kantierit, mbajnë në dorë kafshën, të cilën më pas e therin. Me siguri, shteti që aspiron për t'u integruar në Evropë, ka nevojë për një bekim, të largojë rreziqet dhe të ligat me kokën e dashit.