FOTOLAJM/ Simbolika e monumentit
të NEWBORN dhe "E" e zezë

FOTOLAJM/ Simbolika e monumentit<br />të NEWBORN dhe "E" e zezë
Në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës ndryshojnë dhe ngjyrat e monumentit NEWBORN në Prishtinë.
 
Këtë vit, monumenti që njihet si simbol i pavarësisë ka marrë një pamje të re, por ajo që bie më shumë në sy është ngjyra e zezë e shkronjës “E”.
 
Autori i monumentit, që tani është deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ia ndryshon dizajnin për çdo vit. Ideja e këtij viti ishte që ky monument të ngjyroset nga vet qytetarët, sipas dëshirës së tyre. Por për shkronjën “E” Ismaili e ka një shjegim:

“E-ja e zezë? Ide e disa artistëve për t’u shprehur për Eksodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in…”, shkruan Ismaili në një postim në Facebook.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota