TURQI- Pak para përfundimimit, mediat turke kanë dhënë detaje mbi Super Pallatin e ndërtuar nën bekimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Bëhet fjalë për selinë më të re të Presidentit turk, e cila kalon dhe limitet e imagjinatës. 1000 dhoma, për një ndërtesë që prek një territor prej 150.000 metra katror.

pallati erdogan
 
I ndërtuar mbi një kodër të pyllëzuar, pranë kryeqytetit Ankara, Pallati i ri presidencial është quajtur “Shtëpia e Bardhë”, por në krahasim me godinën që mban të njëjtën emër në Washington, është shumë herë më e madhe. Në fakt, përmasat e kësaj godine janë më të mëdhaja se vetë Kremlini apo Pallati Versajës.

pallati erdogan
 
Kostoja e kësaj ndërtese deri më tani është 615 milionë dollarë, gati dyfishi i asaj që ishte planifikuar në fillim të punimeve. Në këtë aspekt, “Pallati i Erdogan” nuk ka ngelur pa u shoqëruar me polemika. Të shumtë janë ata që akuzojnë vetë Presidentin dhe partinë e tij, AK, për shpërdorim fondesh dhe për pastrim parash. Gjithashtu “Elefanti i Bardhë”, siç është konsideruar nga media të ndryshme, është ndërtuar në një territor të gjelbëruar që mbrohet nga shteti qysh prej vitit 1992. Pavarësisht orvajtjeve të ndryshme për të bllokuar punimet, nga ana e gjykatave në vend dhe nga ambientalistë të shumtë, Presidenti Erdogan duket i vendosur ta çojë projektin gjer në fund.

pallati erdogan
 
Përveçse i veshur me petkun e madhëstisë dhe të luksit, kjo ndërtesë është e pajisur dhe me masa sigurie nga më të fundit, duke përfshirë dhe hapësira që i rezistojnë shpërthimeve bërthamore.

pallati erdogan

pallati erdogan
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)