Fotografi i Reuters në Shqipëri, Florian Goga, ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të veçanta të Marjana Koçekut, e njohur ndryshe si 'Neomalsorja', e cila ditën e premte pritet të betohet si deputete e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë.

Nga fotot e shkrepura në bujtinën e 'Neomalësores' në Koman të Shkodrës, duket se zgjedhja si deputete nuk e ka larguar Marjana Koçekun nga stili i mëparshëm i jetesës.