Ashtu siç është bërë tashmë traditë, një ditë para festës së “Ditës së Verës”,  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gdhirë nën petalet shumëngjyrëshe të luleve që simbolizojnë ardhjen e stinës së pranverës.
 
Ndonëse qielli është paksa i zymtë këtë të dielë, zbukurimet e vendosura nga Bashkia e Tiranës, i japin më shumë gjallëri dhe dritë qytetit.

zbukurimet per diten e veres
(Zbukurimet për Ditën e Verës  të vendosura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
 
Ndërkohë edhe pemët, përgjatë bulevardit, janë veshur me ngjyra të shumta, ndërsa  në sheshin “Nënë Tereza”, bashkia po përgatitet për koncertin që do të mbahet nesër në orën 10.30.
 
Festivali i balonave, aktivitete sportive, performanca artistike, panair i ushqimeve bio dhe koncerte surprizë, janë aktivitetet që do të mbahen në “Ditën e Verës”.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)