TIRANE - Mungesa e një korsie të veçantë për automambulancën në rrugët e Shqipërisë, është një problem i vazhdueshëm që jo pak herë ndikon edhe në vonesën e ardhjes së ndihmës mjekësore në raste emergjente.
 
Shqiptarja.com sjell foto të një autoambulance në Tiranë, e cila e ndodhur përballë kësaj situate dhe në kushtet e trafikut të rënduar në rrugën e Kavajës, ka gjetur korsinë e saj, në mes të trotuarit ndarës të dy korsive të rrugës.
 
Kjo ka shkaktuar edhe habinë e këmbësorëve, të cilët janë gjendur të papërgatitur përpara kësaj situate. Por siç mund të kuptohet, emergjenca që mund të ketë pasur, ka bërë që autoambulanca “të gjejë vetë korsinë e saj”, në mes të trotuarit. 

ambulance

ambulance
(Foto nga Esmerid Murati)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)