TIRANE - Oborri i Presidencës tashmë ka marrë pamje tjetër dhe ka sjellë atmosferë festive. Eshtë vendosur pema e krishtlindjes dhe janë ndezur dhe dritat e saj.

Pema e Krishtlindjes është një bredh origjinal 10 metra i gjatë dhe vjen nga Qafa e malit, në qarkun e Shkodrës.

Siç bëhet e ditur nga Presidenca tashmë kjo do të jetë një traditë. Çdo vit në oborrin e Presidencës për festat e fundvitit do të vendoset një bredh që vjen nga qarqe të ndryshme të vendit. Këtë vit bredhi në oborrin e Presidencës është dhuratë nga Qafa e Malit.

Pema është zbukuruar me ngjyra të ngrohta në ngjyrë të verdhë dhe fjongo të kuqe. Kjo edhe për t’i dhënë më shumë vëmendje bredhit origjinal dhe për të ruajtur bukurinë e tij pa e ngarkuar shumë me dekor festiv.


bredhi te presidenca me logo
(Bredhi në oborrin e Presidencës)

(jd/Shqiptarja.com)