TIRANE - Jozefina Topalli, deputete e Partisë Demokratike ka publikuar në faqen e saj në Facebook një foto të një restoranti në të cilin ndodhej Rama.

“Njerëzit po mbyten, ky han peshk! Në krye të detyrës dmth!!!!”- shkruan Topalli ndërkohë që fotoja është publikuar në faqen e saj.

Kryeministri Rama ishte në Vlorë dhe Fier për të inspektuar nga afër situatën e përmbytjeve në jug të vendit.

Fotoja e publikuar nga Jozefina Topalli duket qartazi që është imazh i shkëputur nga kamerat e sigurisë së restorantit në të cilin ka drekuar dje kryeministri Rama. Por pyetja që shtrohet pas kësaj fotoje është se si e ka gjetur Topalli? Sa e cenueshme është privatësia e secilit nga ne në momentin që zgjedhim të frekuentojmë një vend publik? Dhe ok per politikane: por sa të sigurtë jemi ne si privat që nuk do të rrezikojmë që ti gjejmë fytyrat tona në rrjetet sociale apo në media?



topalli fb

Po ashtu Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, vendim ky që duhej marrë që tri ditë më parë kur nisi përmbytja e jugut të vendit. Sipas Topallit kjo është një situatë e dhimbshme dhe e frikshme.

topalli fb


topalli fb


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)