Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë që u thirr mëngjesin e sotëm nga presidenti Bajram Begaj, ishte i pranishëm edhe kreu i komanduar i Shërbimit Informativ, Elvis Lila.
Në pamjet e ndara nga zyra e shtypit të presidentit, shihet edhe Lila, duke shënuar kështu daljen e tij të parë në publik.
Lila u komandua në krye të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga kryeministri Rama. Sipas urdhrit të Ramës, më herët ai drejtonte Departamentin Operativ.
Shkarkimi i Hysenit erdhi si pasojë e arrestit të saj në shtëpi për shkak të akuzave nga SPAK se ka ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.








Komente
Komento